Kapen rroba kontrabandë në vlerë rreth 10 mijë euro

Në kuadër të luftimit të kontrabandës, Dogana dhe Policia e Kosovës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionet në terren. Sot në rrugën Viti-Gërlicë është ndaluar për kontroll një furgon i tipit Mercedes Benz me targa vendore, i cili drejtohej nga shtetasi kosovar V.Q (32). Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur rroba të markave tregtare të…

Lajme

23/11/2024 21:57

Në kuadër të luftimit të kontrabandës, Dogana dhe Policia e Kosovës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionet në terren.

Sot në rrugën Viti-Gërlicë është ndaluar për kontroll një furgon i tipit Mercedes Benz me targa vendore, i cili drejtohej nga shtetasi kosovar V.Q (32).

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur rroba të markave tregtare të mbrojtura, por pa dokumente të origjinës, në vlerë rreth 10 mijë euro.

Malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor ku me rastin janë duke u marrë njësitet e doganës së Kosovës.