Kapen në flagrancë duke konsumuar drogë, arrestohen dy gra dhe një burrë

Dy gra dhe një burrë janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se posedonin armë dhe narkotikë të paautorizuara. Sipas policisë, që të tre janë kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike, dhe të njëjtëve iu është konfiskuara droga. “Pas pranimit të informatës njësiti policor ka vërejtur personin e dyshuar i cili me vete kishte një…

Lajme

24/03/2026 09:37

Dy gra dhe një burrë janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se posedonin armë dhe narkotikë të paautorizuara.

Sipas policisë, që të tre janë kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike, dhe të njëjtëve iu është konfiskuara droga.

“Pas pranimit të informatës njësiti policor ka vërejtur personin e dyshuar i cili me vete kishte një armë me 25 fishekë. Brenda në shtëpi janë takuar tre persona një mashkull dhe dy femra kosovare të cilët janë hasur duke përdorur substanca narkotike. Lidhur me rastin është konfiskuar rreth 1.9 gram substancë e dyshuar e llojit Marihuanë. Pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/