Kapen hajdutët serbë që vodhën shtëpitë e Hakimit dhe prezantueses italiane

Të ashtuquajturit "hajdutët akrobatikë" janë kapur nga Policia italiane, ata në fakt janë me origjinë serbe, por që kanë lindur në Milano.

Sport

11/02/2021 23:06

Policia e Milanos ka arrestuar një bandë hajdutësh për të cilët thuhet se janë përgjegjës për disa vjedhje në shtëpitë e disa personave të famshëm në Milano.

“Hajdutët akrobatikë” siç përshkruhen nga mediat italiane, janë në fakt dy të rinj me origjinë serbe, transmeton lajmi.net.

Të ashtuquajturit Cristian Radosavljevic (27 vjeçar) dhe Samuel Milenkovic (26 vjeçar), dy të rinj që kanë lindur në Milano por që kanë origjinë serbe,  ishin përgjegjës për vjedhjen e shtëpive të Achraf Hakimit dhe prezantueses italiane, Diletta Leotta.

Gjykata italiane ka caktuar paraburgimin për të dyshuarit, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një rolex dhe çantat e prezantueses italiane.

Hajdutët kanë marrë emrin “Hajdutët akrobatikë”, pasi dolën pamjet nga Policia italiane ku shihet dyshja ne mënyrë akrobatike duke kapërcyer muret e shtëpisë./Lajmi.net/

YouTube player