Kapen disa armë në Ferizaj
Policia e Kosovës sot në dy raste të ndara në Ferizaj ka gjetur dhe sekuestruar disa armë. Rreth orës 14:30, në një dasmë në Greme, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitë policore dhe hetimore kanë dalë në vendngjarje ku, pranë shtëpisë së të dyshuarit M.Q., dyzetvjeçar, janë gjetur disa gëzhoja. Në…

Lajme
Policia e Kosovës sot në dy raste të ndara në Ferizaj ka gjetur dhe sekuestruar disa armë.
Rreth orës 14:30, në një dasmë në Greme, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitë policore dhe hetimore kanë dalë në vendngjarje ku, pranë shtëpisë së të dyshuarit M.Q., dyzetvjeçar, janë gjetur disa gëzhoja. Në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz.
Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 16:35, në rrugën “Musli Çeliku” Ferizaj, ku është raportuar për të shtëna me armë.
I dyshuari A. B. (21) është identifikuar në vendngjarje dhe ka deklaruar se arma ishte e tij dhe se kishte shtënë gjatë një feste familjare.
Me vendim të prokurorit të shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe gjuajtje me armë, si dhe janë sekuestruar armët, raporton KosovaPress.
Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Policia apelon që të festohet pa armë zjarri në rastet festive dhe të respektohet ligji.