Kapen 86 emigrantë në Austri, po barteshin me kamion
Të paktën 86 emigrantë, kryesisht nga Afganistani, janë gjetur në një kamion kur është ndalur nga policia në një autostradë në Austri, raportojnë mediat austriake.

Bota
Mes të kapurve janë edhe 16 fëmijë, ndërsa njëri prej tyre është thënë të jetë vetëm 5 muaj.
Në deklaratën e policisë është konfirmuar se ky grup i emigrantëve kanë qëndruar në kamion për të paktën 12 orë.
Një grua shtatzënë kishte humbur vetëdijen dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Ndërkaq, ngasësi i kamionitë që transportonte emigrantët ia ka dal që të ikë pa mbërritur policia në vendin e ngjarjes.