Kapen 30 qen endacakë në oborrin e QKUK-së, qytetarët ndihen të rrezikuar

Me dhjetëra qen endacakë po qëndrojnë në hapësirën që shfrytëzohet çdo ditë nga qindra qytetarë që vinë të marrin trajtim në QKUK. Andaj, këta qenë endacak janë shndërruar në një hall të madh për kalimtarët. “I kisha thanë sa më përpara se kur vjen viktima është vonë atëherë duhet me marrë masa sa më shpejtë…

Lajme

29/10/2024 22:58

Me dhjetëra qen endacakë po qëndrojnë në hapësirën që shfrytëzohet çdo ditë nga qindra qytetarë që vinë të marrin trajtim në QKUK.

Andaj, këta qenë endacak janë shndërruar në një hall të madh për kalimtarët.

“I kisha thanë sa më përpara se kur vjen viktima është vonë atëherë duhet me marrë masa sa më shpejtë se kjo nuk është lojë kjo. Me të vërtetë nuk është lojë janë të rrezikun fëmija, janë granimi të rrezikun”. Çdo hapë e sheh qenin”, tha qytetari Rexhep Salihu.

Ani pse vjen rrallë në QKUK edhe ky banor është i shqetësuar lidhur me qentë endacakë këtu.

“Beso unë shumë rrallë vi këtu po e shoh shumë rrezik është për fëmijë për pacient për çdo njeri është rrezik për Prishtinë në përgjithësi për qentë endacakë”, tha qytetari Qazim Franca.

“Ne për çdo mëngjes ndihemi të rrezikun prej qenve ardhacak brenda spitalit dhe jashtë spitalit është një numër bukur i madh i qenve që po i rrezikojnë edhe qytetarët edhe stafin e punëtorëve këtu dhe të gjithë që gjendën këtu në spitalin e Prishtinës”, tha një tjetër qytetar.

Shërbimi Spitalor i Kosovës ka njoftuar që nga kafshimi i qenve kanë kërkuar ndihmë prej janarit deri në shtator në QKUK 112 persona.

Andaj, ky institucion ka apeluar tek Komuna e Prishtinës dhe institucionet tjera që të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje.

E drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci ka bërë të ditur se deri tash i kanë kapur dhjetëra qenë.

“Deri më tani i kemi kapur afër 30 qenë të cilët kanë qenë një rrezikshmëri e madhe për të gjithë ata që kanë pas nevojë të jenë në ato hapësira dhe po vazhdojmë tani e tutje ti kapim edhe qentë e tjerë”, tha Brestovci.

Por sipas Brestovcit ka edhe një problem tjetër këtu.

“Një problematik që po paraqitet aty është se pjesa më e madhe e hapësirave nuk është me rrethoja do të thotë ekziston rrezikshmëria që qentë prapë të futen prej lokacioneve tjera dhe të bëhen pjese e atyre hapësirave sepse ato hapësira në një far forme për shkak edhe që nuk po arrin ndërmarrja pastrimi në kohë me e bo zbrazjen e mbeturinave ofrojnë goxha kushte optimale që qentë të bredhin afër lokacioneve të mbeturinave”, tha ai.

Ndërkohë, me 11 shtator është funksionalizuar qendra e veterinarisë që është e para dhe e vetmja publike në gjithë Kosovën.

Që nga 11 shtatori e deri të premten e kaluar janë larguar 351 qenë nga hapësirat publike kryesisht nga sheshi dhe nga zona qendër.