Kanosje me armë zjarri në Prizren, arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen dy pistoleta e një granatë dore
Një kanosje me armë zjarri ka ndodhur me 15 mars të këtij viti në Prizren. Gjatë hetimeve, dje Policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy të dyshuar, shkruan lajmi.net. Në shtëpinë e njërit prej tyre, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta që dyshohet të jenë me gas dhe një granatë dore që është…

Lajme
Një kanosje me armë zjarri ka ndodhur me 15 mars të këtij viti në Prizren.
Gjatë hetimeve, dje Policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy të dyshuar, shkruan lajmi.net.
Në shtëpinë e njërit prej tyre, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta që dyshohet të jenë me gas dhe një granatë dore që është tërhequr nga njësiti i EOD-së.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Brigada 126, Prizren / 15.03.2025-19:00-21:30. Me 18.03.2025 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë si dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar : dy pistoleta (dyshohet të jenë me gas) dhe një granatë dore që është tërhequr nga njësiti i EOD-së. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/