Kanosi vëllain dhe motrën, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekë, nën dyshimin për dhunë në familje. I dyshuari, ishte nën ndikim të alkoolit kur, sipas raportimeve, ka kanosur dy anëtarë të familjes së tij, vëllain dhe motrën. Pas ndërhyrjes së policisë dhe intervistimit të të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.…

Lajme

02/08/2025 11:03

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Suharekë, nën dyshimin për dhunë në familje.

I dyshuari, ishte nën ndikim të alkoolit kur, sipas raportimeve, ka kanosur dy anëtarë të familjes së tij, vëllain dhe motrën.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe intervistimit të të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Suharekë 01.08.2025, 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte kanosur dy viktimat vëllain dhe motrën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.