Kanosën viktimën duke kryer punë, Policia arreston dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Detyrim”, pas një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur pasi një qytetar, mashkull kosovar, është kanosur nga një person i dyshuar, i cili dyshohet se ka vepruar në…

Lajme

06/08/2025 22:12

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Detyrim”, pas një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur pasi një qytetar, mashkull kosovar, është kanosur nga një person i dyshuar, i cili dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me një person tjetër, ndërsa viktima ishte duke kryer disa punime, raporton lajmi.net

Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, që kanë rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve, të cilët janë gjithashtu meshkuj kosovarë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve të tyre mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet rreth rastit po vazhdojnë./Lajmi.net/