Kane pas humbjes ndaj Hungarisë: Natë dëshpëruese, koha për pushim dhe të kthehemi më të fortë
Harry Kane ka reaguar pas humbjes ndaj Hungarisë.
Sport
Kapiteni i kombëtares së Anglisë, Kane është shprehur i dëshpëruar me paraqitjen e mbrëmshme të ‘Tre Luanëve’.
Ylli i Tottenham ka thënë se është koha për pushim që kombëtarja të kthehet më e fortë për turneun e madh.
“Një natë shumë dëshpëruese për ne, sigurisht. Do ta pranojmë dhe të vazhdojmë përgatitjet për një turne të madh që kemi përpara”, ka shkruar Kane në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.
“Koha për pak pushim tani dhe të kthehemi më të fortë për atë që po vjen. Faleminderit për përkrahjen në këtë kampanjë”, shtoi ai.
Anglia u mposht 0:4 në shtëpi, nga Hungaria. Aktualisht, skuadra e Southgate është në pozitën e fundit në grupin e saj në Ligën e Kombeve. /Lajmi.net/