Kandidati për deputet fshiu fotografitë ku dukej koloneli policor në tubim partiak- Policia e suspendoi zyrtarin sot

Anipse do të duhej të ishin apartiak, shumë prej zyrtarëve policorë kanë vendosur që t’u bashkohen partive politike në vend, madje duke dalë nëpër tubime. Një gjë të tillë së fundi e bën katër prej tyre. Kolonel, major, e rreshter policor u suspenduan brenda 48 orëve në vendin tonë- për të njëjtën arsye. Idriz Gashi…

Lajme

08/01/2025 14:33

Anipse do të duhej të ishin apartiak, shumë prej zyrtarëve policorë kanë vendosur që t’u bashkohen partive politike në vend, madje duke dalë nëpër tubime.

Një gjë të tillë së fundi e bën katër prej tyre.

Kolonel, major, e rreshter policor u suspenduan brenda 48 orëve në vendin tonë- për të njëjtën arsye.

Idriz Gashi ishte i pari që u suspendua, derisa sot u njoftua se janë suspenduar edhe tre të tjerë.

Në mesin e këtyre zytarëve policorë të suspenduar është edhe një kolonel.

Bëhet fjalë për Nexhmi Krasniqin, drejtor në Drejtorinë Rajonale për Kufi.

Sipas raportimeve të para theksohet se Krasniqi mori pjesë në një darkë të shtruar për anëtarë të PDK-së, në Prizren.

Në këtë darkë morën pjesë edhe kandidatët për deputetë, Nait Hasani e Fatbardh Rexha.

Madje ky i fundit kishte publikuar disa fotografi nga ky takim, e që më pas u mundua t’i fshijë dy prej atyre ku shihej Krasniqi.

Madje kjo lehtë kuptohet edhe në publikim, ku tregohet se Rexha largoi dy fotografi nga postimi.

Tubimi në fjalë ishte mbajtur të hënën, ndërsa Policia sot njoftoi për suspendimin e zyrtarëve policorë./Lajmi.net/