Kandidatët e propozuar nga 5 degët e kryeqytetit, Abdixhiku: LDK me ekip të përgatitur dhe të denjë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar 30 kandidatët e propozuar nga pesë degët e kryeqytetit. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku shkroi se është i bindur se LDK ka ekipin më përfaqësues, më të përgatitur dhe më të denjë sot në kryeqytet. “Jam krenar për secilin prej tyre. Jam…
Lajme
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar 30 kandidatët e propozuar nga pesë degët e kryeqytetit.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku shkroi se është i bindur se LDK ka ekipin më përfaqësues, më të përgatitur dhe më të denjë sot në kryeqytet.
“Jam krenar për secilin prej tyre. Jam i bindur në fitoren e tyre. Jam i sigurt se Prishtina do të flasë sërish e para. Ky është ekip i ndërtuar nga njerëz me integritet, dije dhe përvojë; nga profesionistë që e njohin Kryeqytetin dhe politikën nacionale në secilën fushë e drejtim; dhe që këtë përkushtim do ta kthejnë në angazhim të palëkundur për Republikën”, shkroi Abdixhiku.
Ai ndër tjerash shkroi se të pesë degët e LDK-së të Prishtinës e bëjnë krenar edhe me një arritje tjetër model; me një listë ku 50% e kandidatëve janë gra.