Kandidatët e harruar për presidentë
Nga çlirimi i vendit në vitin 1999, Kosova pati katër presidentë. Prej tyre një femër. Tash shteti është në prag të zgjedhjes edhe të presidentit të pestë. Seanca ku do të votohet i pari i vendit është caktuar sot nga kryesia e Kuvendit. Ajo do të mbahet të premten në orën 11:00, raporton lajmi.net.
Lajme
Por derisa të gjithë i mbajnë mendë presidentët, ndoshta ka pak njerëz që i rikujtojnë se si u zgjodhën ata dhe kush ishin kundërkandidatët, të cilët në të gjitha rastet, vetëm u vendosën sa për forlamitet, raporton lajmi.net.
Ndonëse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në nenin 85, nuk është e përcaktuar se një kandidat për president duhet patjetër të ketë kunmdërkandidat, në disa raste është vendosur që dikush të ‘luajë këtë rol’ sa për të forcuar moralisht zgjedhjen e kandidatit të vërtetë si president.
Nga katër presidentë të zgjedhur, dy patën kundërkandidatë e dy të tjerë jo. /lajmi.net
Ibrahim Rugova –President nga viti 2002-2006. Kundërkandidat i tij ishte Ramë Buja
I zgjedhur në vitin 2002 e pastaj i rizgjedhur me vota të fshehta me 3 dhjetor 2004, Ibrahim Rugova, nuk kishte arritur të zgjidhet në dy raundet e para. Si kundër kandidat i Rugovës, PDK-ja kishte vendosur Ramë Bujën, i cili në raundin e tretë ishte tërhequr. Rugova në atë kohë ishte zgjedhur president vetëm me shumicën e thjeshtë. Ai vdiq në janar 2006.
Fatmir Sejdiu-President nga viti 2006 -2010.Nuk kishte kundërkandidat
Fatmir Sejdiu ishte zgjedhur president i vendit në shkurt 2006, pas vdekjës së Ibrahim Rugovës. Gjatë dy raundeve të para të votimit, ai mori 78 përkatësisht 77 vota pro, kurse në raundin e tretë edhe pse atij i mjaftonin 61 vota, ai fitoi 80 vota pro, çka la të nënkuptohet se kishte dhe një mbështetje solide të opozitës. Sejdiu dha dorëheqje pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai po mbante njëkohësisht postet si kryetar i LDK-së dhe president i vendit në mënyrë kundër kushtetuese.
Behgjet Pacolli- President nga shkurti 2011 deri në mars 2011.Nuk kishte kundërkandidat.
Behgjet pacolli u zgjodh president me 62 vota pro, 4 kundër dhe një votë të pavlefshme. Ai ishte kryetar i Aleancës Kosova e Re. Edhe Pacolli u zgjodh në raundin e tretë të votimeve pasi në dy raundet e para mori 54 dhe 58 vota. Por poas një pushimi 45 minutësh, PDK arriti t’i bëjë 61 vota dhe kështu Pacolli u zgjodh president. Më vonë, ishte Gjykata Kushtetuese që konstatoti se zgjedhja e tij nuk ishte në përpthje me Kushtetutën dhe ai dha dorëhqeje. Pacolli u zgjodh president pa ndonjë kundër kandidat.
Atifete Jahjaga-Presidente nga prilli 2011 (pritet të largohet në prill 2016). Suzanë Novobërdaliu ishte kundërkandidate.
E ardhur në krye të vendit nga një marrëveshje e vështirë politiker, presidentja Atifete Jahjaga nuk e pati të vështirë të marrë votat e deputretëve të Kuvendit të Kosovës.Kjo pasi ajo ishte kandidate e PDK-së, LDK-së e AKR-së. Jahjaga është zgjedhur presidente në raundin e parë të votimit, me 80 vota “për” nga 100 deputetët e pranishëm. Megjithëkëtë, Jahjaga pati një kundër kandidate e ajo ishte Suzanë Novobërdaliu e cila kishte marrë dhjetë vota.
Presidenti i ri pritet të zgjidhet të premten. Kandidatë janë Hashim Thaçi e Rafet Rama
Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Kadri Veseli, në konferencën për media të mbajtur sot, njoftoi se janë dy kandidatë për president që do të mund të votohen nga deputetët në seancën e së premtes me 26 shkurt. Ai tha se kandidatë për presidentë janë Hashim Thaçi e Rafet Rama, të dy nga PDK-ja.
Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në nenin 85, nuk është e përcaktuar se një kandidat për president duhet patjetër të ketë kunmdërkandidat.