Kampioni mposhtet nga Sociedad

Barcelona ka pësuar humbje nga Real Sociedad. ‘Blaugrana’ u mposhtën 2:1 nga Sociedad, shkruan lajmi.net. Kjo humbje nuk vlen asgjë për Barçën pasi tashmë janë shpallur kampion në La Liga. Kurse, për Sociedad është një fitore e rëndësishme për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Golat për mysafirët i shënuan Merino në minutën…

Sport

20/05/2023 22:57

Barcelona ka pësuar humbje nga Real Sociedad.

‘Blaugrana’ u mposhtën 2:1 nga Sociedad, shkruan lajmi.net.

Kjo humbje nuk vlen asgjë për Barçën pasi tashmë janë shpallur kampion në La Liga.

Kurse, për Sociedad është një fitore e rëndësishme për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Golat për mysafirët i shënuan Merino në minutën e 5’ dhe Sorloth në të 71-tën.

Në anën tjetër për Barcelonën shënoi ylli i tyre, Robert Lewandowski.

Me këto tri pikë të reja, Sociedad numërojnë 65 gjithsej në vendin e katërt.

Barcelona grumbullon gjithsej 85 pikë në vendin e parë./Lajmi.net/