LVV-ja synon ta sjellë shpejt në Kuvend ligjin e ri për automjetet, Bajrami kritikon kufizimin 10-vjeçar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka bërë të ditur se synojnë që së shpejti ta përgatisin për miratim në Kuvend ligjin e ri për automjetet. Në një intervistë për Tëvë1, Bajrami ka thënë se puna për hartimin e këtij ligji pritet të nisë së shpejti, duke theksuar se ai ishte edhe një nga premtimet…

Lajme

11/10/2026 13:27

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka bërë të ditur se synojnë që së shpejti ta përgatisin për miratim në Kuvend ligjin e ri për automjetet.

Në një intervistë për Tëvë1, Bajrami ka thënë se puna për hartimin e këtij ligji pritet të nisë së shpejti, duke theksuar se ai ishte edhe një nga premtimet zgjedhore të partisë.

“Shumë shpejt do të fillojë të punohet në këtë ligj”, ka deklaruar Bajrami.

Ai ka bërë të ditur se ndryshimet do të përfshijnë çështjen e afatit të importimit të veturave, si dhe aspekte të tjera teknike të ligjit për automjetet.

“Besoj që do të jetë një ndër ligjet e para të reja që do t’i vijnë Kuvendit”, ka thënë ai.

Bajrami e ka cilësuar si të pakuptimtë kufizimin që lejon importimin e veturave deri në dhjetë vjet të vjetra.