Kampioni i Kosovës, Istogu, mëson rivalin e Kupës Evropiane në hendboll
Kampioni i Kosovës në hendboll (femrat), Istogu, ka mësuar të martën kundërshtarin e parë në edicionin 2023/2024 të Kupës Evropiane. KHF Istogu do të përballet me skuadrën nga Portugalia SIR 1 Maio/CBJ. Kjo skuadër është nga Leiria e Portugalisë, ndërsa ka përvojë të gjatë në gara evropiane. Ndeshja e parë luhet në Portugali, ndërsa e…
Sport
Kampioni i Kosovës në hendboll (femrat), Istogu, ka mësuar të martën kundërshtarin e parë në edicionin 2023/2024 të Kupës Evropiane.
KHF Istogu do të përballet me skuadrën nga Portugalia SIR 1 Maio/CBJ. Kjo skuadër është nga Leiria e Portugalisë, ndërsa ka përvojë të gjatë në gara evropiane.
Ndeshja e parë luhet në Portugali, ndërsa e kthimit në Istog.
Të gjitha 64 skuadrat pjesëmarrëse startojnë prej raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Në Portugali, Istogu luan më 23 apo 24 shtator. Ndërsa Istogu luan si vendas më 30 shtator apo 1 tetor./Lajmi.net/