Kampioni i botës viziton ushtrinë në Ukrainë, hedh predhën e parë drejt forcave kundërshtare
Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk ka dy ditë që po qëndron së bashku me ushtrinë ukrainase në vijën e parë të frontit në luftën me Rusinë. Madje në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet boksieri duke hedhur një predhë drejt forcave kundërshtare, shkruan Lajmi.net Usyk vazhdon t’i ndihmojë shtetit të tij…
Sport
Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk ka dy ditë që po qëndron së bashku me ushtrinë ukrainase në vijën e parë të frontit në luftën me Rusinë.
Madje në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet boksieri duke hedhur një predhë drejt forcave kundërshtare, shkruan Lajmi.net
Usyk vazhdon t’i ndihmojë shtetit të tij dhe ushtirsë në fitimin e lirisë në luftën ndaj Rusisë. Ai përveç se po merr pjesë në këtë luftë, i ka ndihmuar shtetit të tij edhe me të holla.
36-vjeçari ndeshjen e tij të fundit në arenën e boksit e pati kundër Anthony Joshua më 20 tetor të vitit të kaluar. Për momentin stafi i tij është në kërkim të një kundërshtari të ri, por ende nuk ka arritur të gjejë kundërshtar për ta mbrojtur titullin kampion.
U tentua që gjatë këtij viti të ketë një luftë me Tyson Furyn, por një marrëveshje u prishë në sekondat e fundit, pasi boksieri nga Britania e Madhe kërkoi 70 për qind të fitimeve në atë meç./Lajmi.net/
Oleksandr Usyk launching a missile while visiting Ukrainian soldiers this week…
[? Advokatii] pic.twitter.com/fKa2cKkuk2
— Michael Benson (@MichaelBensonn) April 28, 2023