Kampionët shqiptarë urojnë njëri-tjetrin
Skuadra e Ballkanit dhe ajo e Partizanit të Tiranës kanë uruar njëri-tjetrin për sezonin fantastik që kanë pasur në ligë. Fillimisht ekipi nga Suhareka përmes rrjeteve sociale uroi klubin nga Shqipëria, e cila fitoi titullin në Superiore gjatë këtij sezoni, shkruan Lajmi.net “I urojmë për arritjen e titullit kampion dhe ju dëshirojmë suksese në përfaqësimin…
Sport
Skuadra e Ballkanit dhe ajo e Partizanit të Tiranës kanë uruar njëri-tjetrin për sezonin fantastik që kanë pasur në ligë.
Fillimisht ekipi nga Suhareka përmes rrjeteve sociale uroi klubin nga Shqipëria, e cila fitoi titullin në Superiore gjatë këtij sezoni, shkruan Lajmi.net
“I urojmë për arritjen e titullit kampion dhe ju dëshirojmë suksese në përfaqësimin në Europë”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar
Nuk vonoi shumë, një urim special për Ballkanin vjen edhe nga skuadra e Partizanit.
“Urime për titullin i dytë radhazi presidentit, ekipit, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit, si dhe një tjetër përfaqësim sa më pozitiv në arenën evropiane”, shkruhet në postimin e klubit shqiptar
Kujtojmë që dy skuadrat shqiptare do të luajnë në garat e UEFA-s, pra në Ligën e Kampionëve. Shortin do ta mësojnë më datën 20 qershor, kurse ndeshjet e para pritet t’i zhvillojnë më datat 11 ose 12 korrik./Lajmi.net/