Kamioni rrokulliset në autostradën e Prizrenit, bllokohet trafiku

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën e Prizrenit, ku një kamion është rrokullisur. Lajmi është konfirmuar edhe na zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Më 07.10.2025, rreth orës 10:45, në rrugën që del nga tranzit i vjetër, në drejtim të autostradës dalja Veri, një kamion ka shkaktuar vetaksident me dëme materiale…

Lajme

07/10/2025 12:10

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën e Prizrenit, ku një kamion është rrokullisur.

Lajmi është konfirmuar edhe na zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më 07.10.2025, rreth orës 10:45, në rrugën që del nga tranzit i vjetër, në drejtim të autostradës dalja Veri, një kamion ka shkaktuar vetaksident me dëme materiale dhe, me këtë rast, ka bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi tha se patrulla policore është dërguar në këtë lokacion dhe janë duke u ndërmarrë veprimet përkatëse lidhur me rastin./Lajmi.net/