Kamioni përplas veturën në qendër të Prishtinës / FOTO-VIDEO
Mot i ndryshueshëm po mbretëron në Kosovë. Si pasojë e reshjeve të shiut komunikacioni po bëhet shumë i rrezikshëm. Në kohën kur pati reshje të shiut, një aksident ndodhi edhe në qendër të Prishtinës.

Lajme
Aksidenti ka ndodhur të semaforët te Qafa, përballë ish selisë së AKR-së, ose konkretisht në fund të rrugës “Luan Haradinaj”. Lajmi.net, ka siguruar pamje ku shihet se më të dalë nga semafori, kamioni ka përplasur një veturë. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, por Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, janë krijuar radhë të gjata të veturave, sipas bllokadës në rrugë. /Lajmi.net/