Kamioneta godet për vdekje 11 vjeçarin

Aksidentet vazhdojnë të shkaktojnë plagë për familjet kosovare. Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në rrugën Rahovec-Suharekë, në fshatin Reshtan, ku ka gjetur vdekjen një fëmijë i moshës 11 vjeçare. “Viktima në momentin kritik kishte qenë duke lëvizur drejtim të Suharekës, aty ku rruga është paksa më e ngushtë dhe nga…

Lajme

13/09/2013 15:43

Aksidentet vazhdojnë të shkaktojnë plagë për familjet kosovare. Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në rrugën Rahovec-Suharekë, në fshatin Reshtan, ku ka gjetur vdekjen një fëmijë i moshës 11 vjeçare.

“Viktima në momentin kritik kishte qenë duke lëvizur drejtim të Suharekës, aty ku rruga është paksa më e ngushtë dhe nga prapa është goditur nga një kamionetë”.

“Pas goditjes viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë mirëpo nuk ka mundur t’u mbijetoje plagëve”.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm komandanti i Trafikut Rajonal dhe prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për autopsi.”.

(Kosovapress, Lajmi.net)