Kamera sigurie në katër xhami të Prishtinës, së shpejti edhe gjetiu

Përmes instalimit të kamerave, BIK-u do që të përcjellë gjithçka që ndodh dhe për sigurinë e në dobi të Këshillit të BI të Prishtinës

Lajme

17/03/2015 20:49

Vendimin për instalimin e kamerave të sigurisë nëpë xhami e ka marrë sot Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë.

Sipas zyrtarëve të këtij Këshilli, përmes kamerave duan të përcjellin gjithçka që ndodh dhe për sigurinë e në dobi të Këshillit të BI të Prishtinës.

Sipas Klan Kosovës, kamerat e sigurisë deri më tani janë vendosur në katër xhami në kryeqytet.

Nëse kjo do të ketë efekt, atëherë sipas zyrtarëve të BIK-ut, kamerat do të vendoset nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës.