Kamenicë: Sulmohet me thikë një person pas një mosmarrëveshje në trafik, arrestohet i dyshuari
Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në Shipashnicë të Epërme, Kamenicë të shtunën. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një mashkull ka sulmuar viktimën me thikë pas një mosmarrëveshjeje në trafik. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka konfiskuar thikën nga i dyshuari, i…
Lajme
Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në Shipashnicë të Epërme, Kamenicë të shtunën.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një mashkull ka sulmuar viktimën me thikë pas një mosmarrëveshjeje në trafik.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka konfiskuar thikën nga i dyshuari, i cili është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente të drejtësisë.