“Kam nevojë të qetsoj mendjen e shpirtin…”, Kejvina Kthella paralajmëron largimin nga Instagrami
Kejvina Kthella po mbyll llogarinë e saj në instagram.

ShowBiz
Këtë e ka bërë të ditur vet modelja me anë të një shkrimi në instastory teksa tregoi se do të largohet përkohësisht nga rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Ajo tregoi edhe arsyen pse po e merr një vendim të tillë, që ka të bëjë me gjendjen emocionale thjesht dëshiron qetësi shpirtërore dhe mendore.
“Hellou shoke e shoqe, kam vendosur te disaktivizoj profilin tim te instagramit per nje periudh pasi kam nevoj te marr pak kohe per veten time te qetsoj mendjen e shpirtin tim…E do rikthehem me gjera te mira e gjera te bukura! E di qe do ju mungoj. Por do e kaloni edhe kte. Ju duaaa”, kështu ka shkruar Kejvina.
Rikujtojmë se në muajin maj Kejvina kishte publikuar një foto krahë partnerit të saj të cilit nuk ia zbuloi fytyrën./Lajmi.net/