“Kam konkurruar 10 herë për zjarrfikës, që 21 vjet në rrugë jam”, qytetari thotë se do ta lëshojë Kosovën
Disa qytetarë kanë folur për lajmi.net për mundësinë që ata të lëshojnë Kosovën pas liberalizimit të vizave. Njëri prej tyre, zjarrfikës i diplomuar tha se brenda 4-5 ditësh do të ikë për në Gjermani. Ai shtoi se ka konkurruar 10 herë për t’u punësuar në Kosovë por nuk ka pasur sukses, përderisa ka fajësuar edhe…
Lajme
Disa qytetarë kanë folur për lajmi.net për mundësinë që ata të lëshojnë Kosovën pas liberalizimit të vizave.
Njëri prej tyre, zjarrfikës i diplomuar tha se brenda 4-5 ditësh do të ikë për në Gjermani.
Ai shtoi se ka konkurruar 10 herë për t’u punësuar në Kosovë por nuk ka pasur sukses, përderisa ka fajësuar edhe politikën.
“Me të 4 a 5 në Kosovë s’jam. Në mufsha me i marrë edhe familjen, me u kthy jo ma. Deri tash firmashat 180-200 euro rrogë, sigurim jo, qysh me jetu. Që 21 vjet në rrugë jam. E kam kry shkollën për zjarrfikës, kam konkurru nja 10 herë dhe s’jam pranu. Do të shkoj në Gjermani”, tha ai për lajmi.net.
Ndërsa qytetarët e tjerë kanë pasur mendime të ndryshme për këtë temë.