Kallas paralajmëron vizita gjatë pjesë së dytë të majit në Kosovë e Serbi

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Kaja Kallas ka paralajmëruar vizita në Kosovë e Serbi gjatë gjysmës së dytë të muajit maj. Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE’së, kryediplomatja evropiane ka thënë se dialogu Kosovë -Serbi duhet të vazhdojë. “Është e qartë se normalizimi i raporteve është i një rëndësie të madhe…

Lajme

14/04/2025 18:12

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Kaja Kallas ka paralajmëruar vizita në Kosovë e Serbi gjatë gjysmës së dytë të muajit maj.

Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE’së, kryediplomatja evropiane ka thënë se dialogu Kosovë -Serbi duhet të vazhdojë.

“Është e qartë se normalizimi i raporteve është i një rëndësie të madhe dhe kjo është arsyeja pse dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë. E kemi emëruar një përfaqësues të ri special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe unë po ashtu do t’i vizitojë këto dy vende gjatë pjesës së dytë të majit” ka thënë ajo.