Kallas kërkon zhbllokim: Të tejkalohet ngërçi e të formohet sa më shpejt qeveria
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, në konferencën e sotme për media në Prishtinë ka kërkuar zhbllokim të situatës në Kuvendin e Kosovës dhe formim sa më të shpejtë të institucioneve. “Kosova ka nevojë për institucione funksionale që mund t’i zbatojnë në mënyrë efektive reformat. Prandaj i inkurajoj të gjitha palët që të…

Lajme
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, në konferencën e sotme për media në Prishtinë ka kërkuar zhbllokim të situatës në Kuvendin e Kosovës dhe formim sa më të shpejtë të institucioneve.
“Kosova ka nevojë për institucione funksionale që mund t’i zbatojnë në mënyrë efektive reformat. Prandaj i inkurajoj të gjitha palët që të tejkalojnë ngërçin politik dhe të formojnë sa më shpejt një qeveri, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga mbështetja jonë.”, tha ajo.
Kuvendi që 19 herë dështon të konstituohet. Partitë politike ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta kaluar krizën institucionale. Nesër është seanca e radhës e Kuvendit, që do të jetë hera e 20-të që do tentohet për ta konstituar Kuvendin.