​Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të ecur përpara, tha përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Kallas e cila sot e viziton Kosovën, të mërkurën ka qëndruar në Serbi dhe më pas, të premten, udhëton për në Maqedoni të Veriut. Në një postim…

Lajme

22/05/2025 09:12

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të ecur përpara, tha përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Kallas e cila sot e viziton Kosovën, të mërkurën ka qëndruar në Serbi dhe më pas, të premten, udhëton për në Maqedoni të Veriut.

Në një postim në Twitter të mërkurën, ajo tha se është koha për t’u riangazhuar në procesin e dialogut.

“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, tha ajo.

Kallas sot do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë, si dhe do të takojë përfaqësues të partive politike dhe ata të shoqërisë civile.