Kalimi i Pochettinos te Man United dështoi shkaku i dy kërkesave të PSG-së

Manchester United nuk ishte në gjendje të paguante vlerën që kërkonte PSG-ja për trajnerin Mauricio Pochettino.

Sport

01/12/2021 08:48

Të hënën, Man United njoftoi Ralf Rangnickun si trajner të përkohshëm deri në fundin e sezonit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, para se të arrihej marrëveshja, gjiganti i Premierligës ishte i lidhur me transferimin e Pochettinos, që thuhej se ishte i hapur për kalimin në “Old Trafford” në mesin e sezonit.

Por, Telefoot, raporton se marrëveshja nuk u arrit shkaku që nuk u plotësuan dy kushte, njëra prej tyre ishte që Man United të paguante kompensim prej 15 milionë euro.

Derisa, klubi anglez nuk ishte në gjendje ta paguante këtë vlerë, PSG gjithashtu dëshironte të gjente pasuesin, para se t’i jepnin teknikut argjentinas ‘dritën e gjelbër’ për largimin nga “Parku i Princave”.

Asnjëra nga këto dy kushte nuk u plotësua, andaj 20 herë kampioni i Anglisë arriti marrëveshje me teknikun gjerman./Lajmi.net/