Kajtazi: Vjosa Osmani politikisht është më e poshtër se Albin Kurti
Gazetari Vehbi Kajtazi ka vlerësuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, politikisht është më e “poshtër” se kryeministri Albin Kurti. Ajo ka bërë me dije se LDK-ja nuk rrezikohet nga Albin Kurti, por nga Vjosa Osmani. Në profilin e tij në “Faebook”, Kajtazi ka shkruar se Osmani edhe dje në fjalimin vjetor të Kuvendit e…
Lajme
Gazetari Vehbi Kajtazi ka vlerësuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, politikisht është më e “poshtër” se kryeministri Albin Kurti.
Ajo ka bërë me dije se LDK-ja nuk rrezikohet nga Albin Kurti, por nga Vjosa Osmani.
Në profilin e tij në “Faebook”, Kajtazi ka shkruar se Osmani edhe dje në fjalimin vjetor të Kuvendit e ka goditur LDK-në.
“A jeni ende te mahnitun nga fjaliminin e Vjosa Osmanit? Vjosa eshte nja dy katrame ma e poshter politikisht se Albin Kurti. Sepse edhe ne poshtersine e tij, Kurti eshte i sinqerte. Vjosa eshte e pasinqerte edhe si e poshter politikisht sepse eshte me e poshter sesa ka mundur ta prezantoje veten si te poshter. Sidoqofte, LDK-ja nuk rrezikohet nga Albin Kurti, por nga Vjosa Osmani. Kater vjet me pare, LDK-ne nuk e ka demtuar Albin Kurti, por Vjosa Osmani. Ajo edhe dje ia dha nje goditje LDK-se duke u perpjekur ta faktorizoje veten si oponente te Kurtit”, ka shkruar ai.
Sipas tij, hise në prishjen e Kosovës me ShBA-në ka edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Kesisoj po e anashkalon Lumir Abdixhikun nga debati me Kurtin. Po ia merr primatin atij. Sigurisht me qellim, per ta demtuar serish LDK-ne. E kam thene shume kohe me pare se prishja me Ameriken eshte tradheti kombetare dhe rrjedhimisht Albin Kurti eshte tradhtar. Ama kete tradheti e ka ba me Vjosen. Mezi po e pres 9 shkurtin per me pa se si makineria e propagandes se Vetevendosjes e “pjek ne hell”, noteren e Kurtit”, ka shkruar Osmani.