Kajtazi: Mijëra njerëz në Kosovë punojnë për BIA-n serbe

Opinionisti Vehbi Kajtazi tha se ka mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë. Në lidhje me këtë, Kajtazi u shpreh se në këtë shifër përfshihen edhe shqiptarë. “BIA është Shërbimi Sekret i Serbisë, është institucion tepër i fuqishëm, me ndikim, me përvojë, më shtritje gjithandej, përfshirë Kosovën”. “Të dhënat e ndryshme prej njerëzve që…

Lajme

14/05/2025 21:56

Opinionisti Vehbi Kajtazi tha se ka mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë.

Në lidhje me këtë, Kajtazi u shpreh se në këtë shifër përfshihen edhe shqiptarë.

“BIA është Shërbimi Sekret i Serbisë, është institucion tepër i fuqishëm, me ndikim, me përvojë, më shtritje gjithandej, përfshirë Kosovën”.

“Të dhënat e ndryshme prej njerëzve që e njohin këtë punë, flasin për mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë, mijëra, përfshirë edhe shqiptarë”, u shpreh tutje Kajtazi.