Kai Havertz, dëshira e madhe e gjigantëve evropianë
Top skuadrat evropiane janë vënë në ndjekje të Kai Havertz.

Sport
Havertz ka shkëlqyer me fanellën e Bayer Leverkusen gjatë edicionit të kaluar, dhe të njëjtën gjë po vazhdon ta bëjë edhe këtë edicion.
Ylli gjerman ka tërhequr vëmendje shumë të madhe, duke bërë që skuadra e Leverkusen të pranojë shumë kontakte nga gjigantët evropianë.
‘Mirror’ shkruan se janë gjashtë skuadra që dominojnë futbollin e Evropës dhe kërkojnë shërbimet e gjermanit, transmeton lajmi.net.
Manchester United, Liverpool, Manchester City, Borussia Dortmund, Real Madrid e Barcelona duan shërbimet e mesfushorit të Leverkusen.
Lojtari është duke konsideruar të ardhmen e tij dhe ka folur edhe me selektorin e Gjermanisë, Joachim Low.
Havertz thuhet se vlerësohet me rreth 80 milionë euro, por ajo shifër mund të rritet nëse gjigantët evropianë nisin ofertat e tyre për mesfushorin ofensivë. /Lajmi.net/