Kahn ia lë Neuerit të hapur mundësinë e vazhdimit me Bayern edhe pas moshës 40-vjeçare
Portieri gjerman, Manuel Neuer mund ta shoh veten në ‘Allianz Arena’ edhe pas moshës 40-vjeçare. Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn – ish-portier i Bayernit – ka folur për mundësinë e vazhdimit të kontratës së Neuer. Ikona gjermane nuk ka përjashtuar mundësinë që portieri të vazhdojë qëndrimin e tij edhe përtej moshës 40-vjeçare, nëse…
Sport
Portieri gjerman, Manuel Neuer mund ta shoh veten në ‘Allianz Arena’ edhe pas moshës 40-vjeçare.
Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn – ish-portier i Bayernit – ka folur për mundësinë e vazhdimit të kontratës së Neuer.
Ikona gjermane nuk ka përjashtuar mundësinë që portieri të vazhdojë qëndrimin e tij edhe përtej moshës 40-vjeçare, nëse performancat janë të mira.
“Manuel vazhdon të sjell paraqitje të kalibrit botëror, dhe për aq gjatë sa rasti qëndron kështu, ai mund të vazhdojë deri sa t’i mbush 40”, ka thënë Kahn, citon Plettenberg, përcjell lajmi.net.
“Ai mund ta bëjë atë edhe pas 40. Prandaj pse të mos rinovojmë kontratat e tij?”, shtoi ish-portieri i Bayern e Gjermanisë.
Manuel Neuer, 36-vjeçar ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024, por me shumë gjasë do të marrë një ofertë rinovimi. /Lajmi.net/