Kahn i zhgënjyer me humbjen nga Leipzigu

Bayern Munich ‘lëshoi nga duart’ titullin pas humbjes 3:1 nga Leipzigu. ”Bavarezët’ u mposhtën në xhiron e parafundit në Bundesliga. Fitorja nesër e Borussia Dortmund, do bënte ata lider të ligës gjermane, me dy pikë më shumë. Shefi ekzekutiv, Oliver Kahn u shpreh i zhgënjyer me humbjen e tyre sot. “Ndodhi shumë shpesh këtë sezon.…

Sport

20/05/2023 23:24

Bayern Munich ‘lëshoi nga duart’ titullin pas humbjes 3:1 nga Leipzigu.

”Bavarezët’ u mposhtën në xhiron e parafundit në Bundesliga.

Fitorja nesër e Borussia Dortmund, do bënte ata lider të ligës gjermane, me dy pikë më shumë.

Shefi ekzekutiv, Oliver Kahn u shpreh i zhgënjyer me humbjen e tyre sot.

“Ndodhi shumë shpesh këtë sezon. Ndjehet sikur gjithçka po shkatërrohet.

Kishte një ndjenjë se nuk mund të bënim asgjë.

Situata nuk është më në duart tona. Ndjenjë e hidhur. Jemi thellësisht të zhgënjyer që humbëm mundësinë”, tha ai.

Mbetet të shihet nëse Bayerni do ketë fat, apo këtë vit Bundesliga do ketë një kampion të ri./Lajmi.net/