Kagawa si Zidane (Video)

Shinji Kagawa ka filluar të rikthejë shkëlqimin e dikurshëm në Borussia Dortmund. Në duelin kundër St-Paulit në Kupën e Gjermanisë ai bëri një veprim teknik të cilin në të kaluarën e kemi parë duke e bërë shpesh, Zinedine Zidane.

Sport

29/10/2014 13:27

Shinji Kagawa ka ringjallur karrierën e tij pas rikthimit në Borussia Dortmund.

Mesfushori japonez nuk ndezi në Manchester United dhe u rikthye në klubin gjerman gjatë afatit kalimtar të verës. Dhe, me paraqitjet e deritashme ai ka bërë me dije se mori vendimin e duhur.

Kurse, në duelin kundër St-Paulit në kuadër të Kupës së Gjermanisë të martën mbrëma, Kagawa bëri një veprim teknik, që në të kaluarën e kemi parë duke e realizuar ylli i madh i Francës dhe Real Madridit, Zinedine Zidane.