Kafshohet nga merimanga helmuese, gati e humb këmbën (Pamje tejet të rënda)

Jonathon Hogg ishte gati për të humbur këmbën e tij, pasi një merimangë helmuese kafshoi atë, ku besohet se e gjitha ndodhi kur ai po udhëtonte me “Qatar Airwayes”, prej Katarit për në Afrikën e jugut.

Fun

29/09/2015 14:51

Brenda disa orëve, këmba e 40 vjeçarit ishte fryrë, dhe po gjatë asaj kohe ai kishte kërkuar ndihmë nga mjekët, por disa ditë më vonë këmba e tij kishte filluar të pëlcas, shkruan TheMirror.

Hogg nga Camden, veriu i Londrës, tha se mjekët i kanë thënë se po të kishte qenë e kafshuar këmba diku në venë, tashmë do të ishte i vdekur.

Jonathon-Hogg-spider-bite

Mjekët me nxitim e kishin shtrirë atë për operacion duke ia larguar një pjesë shumë të madhe të këmbës së tij ku helmi kishte ngrënë mishin, transmeton lajmi.net.

Ai kaloi muaj në spitalin e Afrikës Jugore, ku iu nënshtrua tri operacioneve, ndërsa ndaloi duke përdorur tretmanë mjekësor javën e kaluar.

Jonathon-Hogg-spider-bite (1)

Tani futbollist i flaktë, është i tmerruar nga fluturimet, saqë nuk do të fluturojë kurrë më./lajmi.net.

Jonathon-Hogg-Spider-Bite (2)