“Kafeneja Jonë” e kishte parashikuar edhe tërheqjen e parave nga Trusti

Rastësi apo jo, "Kafeneja Jonë" e kishte parashikuar edhe çështjen e tërheqjes së parave nga trusti.

ShowBiz

05/12/2020 08:46

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dje e miratuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili i hapë rrugë tërehqjes së 10 përqindëshit nga Trusti, shkruan lajmi.net.

Por, këtë ngjarje të tërheqjes së kursimeve e kishte parashikuar vite më parë seriali i njohur vendor “Kafeneja Jonë”.

Regjisori i serialit, Shkumbin Istrefi, ka ndarë mbrëmë me ndjekësit një video të shkëputur nga episodi që flet për paratë e Trustit.

Në atë pjesë, aktori i ndjerë, Adem Mikullovci (në rolin e Avniut), po i tregonte djalit të tij Orhanit (Fatmir Spahiu), që arriti t’i tërheq vetëm shtatë euro nga Trusti. /Lajmi.net/