“Kafe për qefi”, Zemaj takon gastronomët e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me gastronomët e Kosovës.

Lajme

15/08/2020 16:17

Shoqata e Gastronomëve me anë të një postimi në Facebook kanë bërë të ditur se sot janë takuar me ministrin Zemaj, shkruan lajmi.net.

“Sot gjatë takimit miqësor, një kafe për qefi me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj”, thuhet në postim.

Ndryshe, qeveria e Kosovës ka pasur vazhdimisht kritika për një pjesë të gastronomisë, të cilët nuk po respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19. /Lajmi.net/