Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së sotme në Kuvend për çështjen e Presidentit, duke e cilësuar si praktikë të paprecedentë. Ajo tha se asnjëherë s’ka ndodh që të thirret një seancë për të diskutuar për Presidentin, duke theksuar se në parlament duhet të paraqiten emrat dhe të procedohet me votim, jo me…

Lajme

27/04/2026 15:23

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së sotme në Kuvend për çështjen e Presidentit, duke e cilësuar si praktikë të paprecedentë.

Ajo tha se asnjëherë s’ka ndodh që të thirret një seancë për të diskutuar për Presidentin, duke theksuar se në parlament duhet të paraqiten emrat dhe të procedohet me votim, jo me debat.

Kadrijaj shtoi se caktimi i seancës në orën 17:00 dhe formati i saj për diskutim përbëjnë, sipas saj, një praktikë të re të shpikur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Asnjëherë s’ka ndodh me u thirr një seancë me diskutua për presidentin. Si është e mundur të thirret një seancë në orën 17:00 dhe të diskutohet për presidentin. Jo, kryetare, nuk diskutohet në parlament për presidentin, sillen emrat të cilët ju jeni dakorduar dhe aty votohet. Por që të diskutohet e keni shpikur një praktikë të re, këtë po e zbulon LVV”, ka thënë ajo.