Kadrijaj: Mafia energjetike në Kosovë po mbrohet nga qeveria aktuale
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se në Kosovë ka “mafi energjetike”, duke thënë se Qeveria në detyrë është në mbështetje të tyre. Ajo ka theksuar se po të kishte afera korruptive në ndonjë qeveri të kaluar në sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, do të kishte protesta të mëdha. “Mafia energjetike ka ndodhur…

Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se në Kosovë ka “mafi energjetike”, duke thënë se Qeveria në detyrë është në mbështetje të tyre.
Ajo ka theksuar se po të kishte afera korruptive në ndonjë qeveri të kaluar në sistemin e energjisë elektrike në Kosovë, do të kishte protesta të mëdha.
“Mafia energjetike ka ndodhur me fillimin e mandatit të kësaj qeverie, e dimë skandalin që ka ndodh me Martin Berishaj, që është ambasador në Kroaci e dini që ne e kemi kundërshtuar, ato gjëra nuk janë bërë publike nga Kosova, por janë bërë nga mediat në Slloveni dhe në Kroaci”.
“Nëse do të kishte ndodhur kjo ngjarje dikur në qeveritë e kaluara, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ose do të kishte protesta. Por këta të gjithë kanë dalë në mbrojtje të Martin Berishajt, edhe Nagip Krasniqit, edhe gjithë mafisë energjetike, dhe gjithë ajo se çfarë po ndodh në Kosovë janë një sistem që vihen në mbrojtje të hajnave dhe të njerëzve që janë të përfshirë në afera korruptive”, ka thënë Kadrijaj në Klan.