Kadrijaj lutet për popullin e Kosovës: Zoti e ruajt prej Albin Kurtit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj sot pasi ka dështuar edhe seanca e 51-të me radhë e Kuvendit të Kosovës ka thënë se ka mbetur vetëm edhe një seancë për të formuar Kuvendin, ose Albin Kurti do ta shkel Kushtetutën dhe do ta cenoj rendin kushtetues. “E dini më premtimin që ka ardh, që shteti dhe…

Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj sot pasi ka dështuar edhe seanca e 51-të me radhë e Kuvendit të Kosovës ka thënë se ka mbetur vetëm edhe një seancë për të formuar Kuvendin, ose Albin Kurti do ta shkel Kushtetutën dhe do ta cenoj rendin kushtetues.
“E dini më premtimin që ka ardh, që shteti dhe familjarët janë për ahengje por jo për vende pune, por gjatë mandatit të kësaj Qeverie kemi parë se familjarët nuk janë për ahengje e dasma por ishin për tu punësuar. Kanë ardh në pushtet në emër të çkapjes së shtetit por në emër të saj, e kanë kap shtetin krejt, edhe në borde, edhe agjensione, edhe në Qeveri e kanë kap shtetin krejt. Biles po bënë presion edhe në Gjykata sepse nuk i njeh gjykatat. Ata që ishim në takim pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese kemi sfiduar, ju kujtohet që tha se Gjykata Kushtetuese ka mendu 1 muaj afat për zgjedhjet e ardhshme, sepse tash kanë kaluar dhe po bëhen gati 6 muaj. Ka dasht me sfidu edhe këtë vendim sepse nuk mundet me sfidu rendin kushtetues”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo ka thënë se se “baba i kombit” nuk po arrin ti siguroj edhe 13 deputetë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
“Ajo çka është më absurdja në gjithë këtë sagë është kur thotë se i ka votat për Qeveri por nuk i ka për Albulena Haxhiun. Zoti e bekoftë këtë popull dhe e ruajt prej Albin Kurtit”, ka shtuar Kadrijaj. /Lajmi.net/