Kadrijaj: Albulena Haxhiu duke parë që nuk i merr votat duhet të tërhiqet – Ne nuk bëhemi pjesë e lojërave të VV-së

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar pasi ka dështuar edhe për herë të nëntë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur që në seancën konstituive të ndodh një formë e fshehtë e votimit por sipas saj po tentohet të bëhet “cirk”, shkruan lajmi.net. “Lëvizja Vetëvendosje është dashur…

Lajme

01/05/2025 11:23

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është deklaruar pasi ka dështuar edhe për herë të nëntë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur që në seancën konstituive të ndodh një formë e fshehtë e votimit por sipas saj po tentohet të bëhet “cirk”, shkruan lajmi.net.

“Lëvizja Vetëvendosje është dashur t’i siguroj 61 vota për votimin e kryeparlamentarit, jo të kaloj në këto seanca të tilla të cilat vërtetë nuk është në rregull. Kosova po mbahet peng për një kandidat. AAK ka dashur me dhënë zgjedhje, ka propozuar dy emra të cilët vetë LVV nuk i ka pranuar dhe ata janë lidhur me një emër, që është emri i Albulena Haxhiut e cila nëse tentohet 5-6 herë 7 herë votohet dhe nuk merr votat e mjaftueshme, përkundrazi prej seance në seancë po zvogëlohen votat e LVV-së ish dashur të tërhiqet dhe t’i hap rrugë ndonjë kandidati që ndoshta kish mund me i marr votat e deputetëve, qoftë të PDK-së, LDK-së apo AAK-së”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka thënë se LVV duke parë që nuk po i sigurojnë votat, janë lidhur me emrin e Albulena Haxhiut dhe Kosova duhet të mbetet peng i Albulena Haxhiut.

“Nuk do të marrim pjesë në këto forma të LVV dhe asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e lojërave të tilla”, ka shkruar Kadrijaj.