Kadriaj: S’ka më si e akuzojnë opozitën për bllokim, Kurti s’ka si e deklaron më këtë

Deputetja e zgjedhur nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj ka deklaruar se pas veprimeve të sotme Kurti nuk mundet të deklarojë se opozita po e bllokon punën dhe konstituimin e Kuvendit. “Ne sot ishim prezent kërkuan konsultim dhe kërkojshin me ble kohë që deputetët të formohet edhe një herë komisioni për verifikimin e mandateve dhe…

Lajme

17/04/2025 13:46

Deputetja e zgjedhur nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj ka deklaruar se pas veprimeve të sotme Kurti nuk mundet të deklarojë se opozita po e bllokon punën dhe konstituimin e Kuvendit.

“Ne sot ishim prezent kërkuan konsultim dhe kërkojshin me ble kohë që deputetët të formohet edhe një herë komisioni për verifikimin e mandateve dhe ne konstatuam që s’ka nevojë pas ai raport ka ardhur në seancën plenare e është miratuar me shumicë votash.Ne kemi pritur që seanca të vazhdojë ashtu edhe i thamë që të vazhdojë në pikën ku ka ngelë, e ku ishte votimi i raportit sepse aty ka ngelë seanca konstituive e para 48 orëve”, deklaroi Kadriaj, shkruan lajmi.net.

Ajo t ha se pritën që të ketë votim por krejt rusisht u kuptua se seanca po mbyllet.

“Ne pritëm që të ketë votim e krejt rasisht konstatoj se sa deputetë janë prezentë, nëse ti ke dashtë me e mbyll sallën çka ka rëndësi sa deputetë janë në sallë e pastaj ha se pasi s ‘ka konsensus e mbyllim. Kjo është antikushtetuese e anti-ligjore, është dashtë që sot raportin ta hedh në votim e që deputetët të votojnë pro-kundër apo të abstenojnë.Pra s’kanë më se si e akuzojnë opozitën për bllokim”./Lajmi.net/