Kadriaj: S’do ta votoja Kusari-Lilën për Kryeparlamentare se bisedoi me Radojiçiq-in, por nuk di nëse do e votoja as Fatmir Limajn
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj është deklaruar para mediave para fillimit të seancës konstituive. Me këtë rast, Time Kadriaj tha se do të diskutojnë me deputetët e AAK-së dhe të tjerët në lidhje me atë se a do të votojnë raportin e komisionit për mandate dhe kourum…

Lajme
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj është deklaruar para mediave para fillimit të seancës konstituive.
Me këtë rast, Time Kadriaj tha se do të diskutojnë me deputetët e AAK-së dhe të tjerët në lidhje me atë se a do të votojnë raportin e komisionit për mandate dhe kourum apo jo.
“S’ka qenë dorëheqje, ka qenë lajmërim për dorëheqje, Ne s’kemi parë dorëheqje të kryeministrit e kabinetit qeveritar. Ai ka bërë shkelje kushtetute, mirë që kemi qenë deputetë vigjilent dhe e kemi vërejtur që është duke u shkelë”, deklaroi Kadriaj.
Ajo është pyetur nëse do të votojnë Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, derisa tha se nuk e di kush do të propozohet dhe se s’do të mund të votonte Kusari-Lilën që ka komunikuar direkt me Radojiciq, në lidhje me mos-përfshirjen e veteranëve të luftës në skemat sociale.
“S’kemi pasur takime as s’do të kemi, ne kemi deklaruar se me VV-në s’do të kemi asnjë lloj marrëveshje. Nuk e besoj dhe nuk e dimë kush do të jetë kandidati për Kryetar të Kuvendit, s’mund të votojë këdo. Kritere njerëzore e kombëtare. S’mund të votojë p.sh Mimoza Kusarit që ka pasur direkt kontakt me Radojiciqin”,shtoi ajo.
Kadriaj u pyet nëse do të votonte Fatmir Limaj në këtë rast, derisa tha se nuk e di.
“Nuk e di nëse është Limaj, s’kemi asnjë informacion, nuk e di a do të votojë”./Lajmi.net/