Kadriaj: Bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje
Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas dështimit të sotëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, tha se bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje. Sipas saj, ata deputetët e VV-së po e mbajnë peng krijimin e institucioneve të Kosovës. Ajo po ashtu edhe sot tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim…

Lajme
Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas dështimit të sotëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, tha se bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas saj, ata deputetët e VV-së po e mbajnë peng krijimin e institucioneve të Kosovës.
Ajo po ashtu edhe sot tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë, kërkesë që do të dorëzohet të hënën.