Kaçe “burgoset” nga PAOK-u

Ergys Kaçe në sezonin e kaluar ishte titullar i padiskutueshëm te PAOK-u, por tani ka përfunduar në bankën rezervë.

Sport

02/02/2016 15:40

Mesfushori shqiptar Ergys Kaçe është duke kaluar momente të vështira me klubin grek PAOK, pasi prej titullarit të padiskutueshëm po e shikon veten në stolin e klubit nga Selaniku.

Futbollisti nga Korça është duke i vuajtur pasojat e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me klubin grek. Trajneri Igor Tudor është duke bërë një sjellje mjaft të keqe ndaj mesfushorit shqiptar, i cili ka refuzuar të vazhdojë kontratën aktuale që i skadon në vitin 2017, transmeton Supersport.

Spekulimet e afatit kalimtar të janarit që e lidhnin shtatshkurtrin me një kalim në Serie A tek Interi e Lazio, mbetën vetëm spekulime pasi dje është mbyllur afati kalimtar i janarit, dhe Kaçe duhet të qëndrojë me skuadrën bardhezi.