Ka në skuadër Neymar e Mbappe, por ja cilin lojtar e ka në zemër trajneri i PSG

Trajneri i Paris Saint Germain është vënë në pozitë të palakmueshme nga një pyetje e gazetarëve.

Sport

25/02/2019 20:20

I pyetur për Kylian Mbappe dhe për ‘lojtarin e zemrës’, Tuchel ka refuzuar t’ia jap këtë epitet të riut francez.

Trajnerit gjerman i ka mbetur në zemër akoma një nga yjet që kishte trajnuar dikur tek Borussia Dortmund.

“Pyetje e rrezikshme (duke qeshur). E kam stërvitur Aubameyang, Ousmane Dembele… Auba do të mbetet në zemrën time” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Kylian është fantastik, por edhe Neymar dhe Cavani janë aty. Lojtarë të mrekullueshëm” ka thënë tutje ai.

Pierre Emerick Aubameyang që tani po shkëlqen tek Arsenal duket se do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e Tuchel, vend të cilin nuk po e prekin as Neymar, Mbappe apo Cavani. /Lajmi.net/