Ka ndërruar jetë arkitektja më e njohur në botë, Zaha Hadid (FOTO)
Arkitektja e njohur Dama Zaha Hadid, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.
Bota
Pas një sulmi në zemër, arkitekjta Zaha Hadid ka ndërruar jetë në spitalin e Miamit.
Ajo ka pësuar sulmin këtë të martë derisa po trajtohej në spital për sëmundjen e bronhitit, përcjellë lajmi.net.
Hadid ishte lindur në Irak ndërsa është arkitektja femër më e njohur në botë. Ajo është femra e parë e cila është shpërblyer me medalje të artë nga Instituti mbretëror i Britanisë, si mirënjohje për punën e saj.
Ajo ka bërë dizajne shumë të njohura të ndërtesave të ndryshme nëpër botë, duke përfshirë ‘Dubai Opera’, “Serpentine Sackler Gallery” në Londër, “Riverside Museum” në Glasgow’s Museum of Transport, dhe “Guangzhou Opera House” në Kinë.
Arkitektja gjithashtu ka bërë dizajnin e kampusit të ri të fakultetit ekonomik në Vienë.
Zaha Hadid gjithashtu ka konkurruar edhe për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, por dizajni i saj nuk është zgjedhur.
Stili i saj u ikën vijave të drejta dhe e shndërron çdo ndërtesë në lëvizje organike dhe është bërë një nga opuset më të rëndësishme artistike në gjithë botën e krijimit modern kreativ./lajmi.net