Ka arritur famë botërore, por Rita është fansja më e madhe e kësaj artisteje
Këngëtarja kosovare Rita Ora këto ditë po shijon suksesin e projektit më të ri me titull “For You”.

ShowBiz
Sado që ka arritur famë në botë, këngëtarja nuk e ka problem të tregojë se kush është për të artistja më e mirë, shkruan lajmi.net.
Në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka postuar një video në të cilën ka treguar se e llogaritë veten si fansen më të madhe të Madonnës.
“Dhe çmimi për fansen më të madhe të Madonn-ës shkon tek unë! Po mbretëreshë!!!”, është mbishkrimi që ajo i ka lënë videos në të cilën shihet duke vallëzuar me këngën e Madonnës.
Kujtojmë që dje, Rita ka publikuar videoklipin e këngës më të re “For You”, në duet me Liam Payne. /Lajmi.net/