Juventusi vazhdon marshin (Video)
Juventusi ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal në shtëpi kundër Sassuolos duke vazhduar kështu marshin për të fituar dhe Scudetton e radhës.

Sport
Pjesa e parë kaloi nën dominimin e Juventusit, mirëpo përfundoi pa asnjë gol duke lënë të hapur gjithçka për pjesën e dytë.
Pjesa e dytë ishte vendimtare. Në minuëtn e 82′ Paul Pogba arrin të shënojë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi që deri në fund ishte rezultati final i takimit.
Me këtë fitore, Biankonerët kanë forcuar kreun në Serie A pasi nga 26 takime kanë 61 pikë, 11 pikë më shumë se Roma që është në vendin e dytë.
https://vine.co/v/OE2wZX7ql03